NGA KILOGRAMËT E TEPËRT TE GJUMI PAS LINDJES/ Arbana Osmani i thotë të gjitha (FOTO) – AlpeGossip
NGA KILOGRAMËT E TEPËRT TE GJUMI PAS LINDJES/ Arbana Osmani i thotë të gjitha (FOTO)

NGA KILOGRAMËT E TEPËRT TE GJUMI PAS LINDJES/ Arbana Osmani i thotë të gjitha (FOTO)

Arbana Osmani ka biseduar për herë të parë me ndjekësit që pas lindjes së vajzës së saj Zoi. Gjatë një bisede virtuale në Instagram ato i kanë drejtuar pyetje të ndryshme duke nisur që nga kilogramët që ka fituar gjatë shtatzënisë.

Nga kilogramët e tepërt te gjumi pas lindjes, Arbana Osmani i

“Sa kilogramë more dhe sa ke rrëzuar deri tani?”, i ka shkruar dikush.

“Atëherë kjo është pyetja më e shpeshtë, dhe deri tani e kam evituar përgjigjen, sepse nuk kam dashur të vë nën presion apo të bëj të ndjehen keq gra dhe vajza që gjatë shtatzënisë kanë përjetuar ndryshimin në peshë me stres.

Gjatë të tre shtatzënive të mia kam marrë rreth 10 kg. Jam kujdesur të ha shëndetshëm që nga dita e parë deri tek e fundit pasi përgjegjësia e rritjes së një krijese brenda meje ka qenë shumë e madhe dhe kam dashur të shkojë çdo gjë mirë.

Pas të treja lindjeve jam rikthyer në peshën e mëparshme , por jo në linjat e mëparshme. Që do të thotë barku është gjithmonë aty bashkë me celulitin. Rikthimi në formë prej vërteti kërkon kohë dhe sport dhe trajtime të cilat nuk kam as kohë as mundësi t’i bëj tani, kështu që nga trupi perfekt jemi larg. Por nuk mërzitemi se nuk është se kisha një trup modeleje para se të bëhesha me fëmijë”, është përgjigjur Arbana.

Nga kilogramët e tepërt te gjumi pas lindjes, Arbana Osmani i

Një tjetër ndjekës i ka shkruar: A ndihesh e ngarkuar që je nënë e tre fëmijëve apo ke ndihmë?

“Kam fatin të kem ndihmë nga njerëzit e mi të dashur. Nuk e di ç’do bëja pa ta”, ka replikuar moderatorja.

Nga kilogramët e tepërt te gjumi pas lindjes, Arbana Osmani i

“Po gjumi i natës të mungon?”, i ka shkruar një tjetër.

Arbana: Ka 7 vjet që më mungon!

Nga kilogramët e tepërt te gjumi pas lindjes, Arbana Osmani i