NGA MAKE-UPI I BËRË VETË E DERI TEK USHQIMI/ 7 gjërat që gratë indiane bëjnë për të ruajtur bukurinë e tyre për vite me radhë – AlpeGossip
NGA MAKE-UPI I BËRË VETË E DERI TEK USHQIMI/ 7 gjërat që gratë indiane bëjnë për të ruajtur bukurinë e tyre për vite me radhë

NGA MAKE-UPI I BËRË VETË E DERI TEK USHQIMI/ 7 gjërat që gratë indiane bëjnë për të ruajtur bukurinë e tyre për vite me radhë

Mënyra e stilit të jetesës ndikon në bukurinë e njerëzve. Gratë indiane kanë mënyrën e tyre për ta mbajtur bukurinë natyrore dhe të shëndetshme, pasi e kanë mësuar atë që kur ishin fëmijë.

Me ushqimet e tyre organike dhe bindjet pozitive, gratë indiane janë plot njohuri rreth bukurisë natyrore dhe asaj që ndihmon për të nxjerrë më të mirën në trup për t’u dukur rinore në çdo moshë.

“Bright Side” ka zbuluar disa sekrete se si ato ruajnë bukurinë shumë kohë pas rinisë së tyre. Për më shumë shikoni fotot e mëposhtme:

Ato e mbajnë bukurië e tyre natyrore

Shtatë gjërat që gratë indiane bëjnë për

Ato besojnë se gratë janë të bukura ashtu siç janë, natyrshëm. Kështu që ata qëndrojnë larg çdo përmirësimi artificial, kryesisht çdo operacioni plastik ose ndërhyrje mjekësore.

Gratë indiane përdorin përbërës natyralë në rutinat e tyre të kujdesit për lëkurën

Shtatë gjërat që gratë indiane bëjnë për

Dy  nga përbërësit kryesorë organikë që ata përdorin në kujdesin e lëkurës janë shafran i Indisë dhe trëndafili. Shafran i Indisë është një anti-inflamator që thuhet se është i dobishëm për sistemin e tretjes dhe shëndetin e lëkurës. Ndërsa trëndafili dihet që të qetëson dhe mund të përdoret në kremrat e duarve.

Ato përdorin make-up të bërë vetë

Shtatë gjërat që gratë indiane bëjnë për

Gratë në Indi krijojnë vetë makijazhet me përbërjet e tyre organike, të cilat e bëjnë lëkurën të butë dhe kanë aromë natyrale.

Ato kalojnë shumë kohë jashtë

Shtatë gjërat që gratë indiane bëjnë për

Koha nën diell është gjithmonë e këndshme, veçanërisht rreth gjelbërimit të bukur. Ndihmon gjithashtu që lëkura e tyre të thithë rrezet e diellit, duke i dhënë asaj një shkëlqim natyral. Gratë indiane besojnë se është më mirë sesa të jesh brenda ndërtesave dhe shtëpive.

Ato besojnë se bukuria fillon nga brenda

Shtatë gjërat që gratë indiane bëjnë për

Femrat në Indi besojnë se mendja dhe trupi janë të lidhura fort. Sapo mendja të relaksohet dhe është pa stres, ajo do të reflektojë në trup me një mënyrë jetese pozitive dhe zakone natyrore për të promovuar shëndet të mirë dhe për të parandaluar dhe trajtuar sëmundjen.

Ato meditojnë dhe marrin kohën e tyre për të marrë frymë së bashku me një masazh të veçantë. Besohet gjithashtu se gjumi për një kohë të caktuar është diçka që i ndihmon ato të duken më të reja dhe më të bukura.

Ushqimi i tyre lokal luan një rol të madh në qëndrimin të reja

Shtatë gjërat që gratë indiane bëjnë për

Ushqimi i tyre organik i ndihmon të mbajnë një mënyrë jetese të shëndetshme dhe u jep atyre një jetë më të mirë dhe më të gjatë. Ato mundohen që të ruajnë distancën nga perimet e rritura artificialisht ose hibride të ndryshme që bëhen pa farë. Si pasojë, ushqimi i tyre rritet në kohën e vet dhe është më e shijshme dhe shëndetshme.

Ato përdorin shumë produkte organike për flokët

Shtatë gjërat që gratë indiane bëjnë për

Kujdesi për flokët e tyre fillon në një fazë të hershme, pasi ata u mësojnë fëmijëve të tyre shumë herët. Që kur janë fëmijë i lyejnë flokët me vaj dhe me kalimin e kohës bëhen të gjata dhe me shkëlqim. Vaji i amlës dhe hibiscusi janë përbërësit më të njohur të përdorur nga gratë indiane.