NGA TRAJTIMI I CELULITIT TEK…/ Ja shtatë përdorimet e jashtëzakonshme të llumit të kafesë – AlpeGossip
NGA TRAJTIMI I CELULITIT TEK…/ Ja shtatë përdorimet e jashtëzakonshme të llumit të kafesë

NGA TRAJTIMI I CELULITIT TEK…/ Ja shtatë përdorimet e jashtëzakonshme të llumit të kafesë

Kafeja…një pije që shijohet mbarë botës ! E ftohtë apo e ngrohtë, e ëmbël, pa sheqer, me qumësht apo jo, kafeja konsumohet në sa e sa mënyra dhe përfitimet e saj janë po kaq të shumta. Por nëse deri më tani i keni hedhur në kosh, mbetjet e kafesë si asaj ekspres apo turkes, nuk e keni ditur sa shumë keni humbur ! Më poshtë Living do të listojë të gjitha përdorimet e llumit të kafesë.

1. Krem celuliti
Nëse keni përdorur ndonjëherë një produkt të blerë në dyqan që ndihmon në reduktimin e celulitit, mund të keni vënë re se kafeina është përbërësi kryesor. Por nëse doni të përgatisni një krem anti-celulit vetë në shtëpi, mjafton të përzieni pak vaj me mbetjet e kafesë, për të formuar një pastë me të cilën do të fërkoni lëkurën. Përdoreni rregullisht e brenda një kohe të shkurtër do të shikoni përmirësime.

2. Shkëlqen flokët
Për flokët e errëta, mbetjet e kafesë mund t’u rikthejnë flokëve shkëlqimin dhe fortësinë e munguar. Para se të lani flokët me shampo, hidhni në flokë të lagur, mbetjet e kafesë që keni mbledhur për disa ditë. Aplikojeni direkt në skalp dhe masazhoni rrënjët e flokëve për disa minuta. Më pas shpëlajini normalisht e do të shikoni sa të buta e me volum do jenë flokët tuaja.

3. Jepini dritë çehres suaj
Përzieni pak vaj ulliri me mbetjet e kafesë dhe masën që përftuat aplikojeni me lëvizje rrethore rreth zonën së syve.

4. Neutralizon aromat
Mbajtja e një filxhani me mbetje kafeje në frigorifer do të ndihmojë për të neutralizuar aromat e ndryshme.

5. Ushqim për lulet
Llumi i kafesë mund të veprojnë si pleh shumë i mirë për lulet, pasi do u sigurojë atyre lëndët ushqyese si azoti dhe kaliumi. Përdoreni atë për të ndihmuar që bimët tuaja të rriten!

6. Mbron katërputrakun nga pleshtat
Nëse qeni juaj ka pleshtat, përdorni mbetjet e kafesë për të zhdukur këto të fundit një herë e mirë nga lëkura e tyre. Fërkojini qimet e trupit të qenit me mbetjet e kafesë dhe do të shihni si do të pastrohet gëzofi i tij.

7. Mbron bimët nga insektet
Nëse keni probleme në kopshtin tuaj me milingona, ose kërmijtë, përhapni pak mbetje kafeje , pasi era e fortë e saj do të mbajë larg insektet nga bimët tuaja!