“TRUPI IM MORI FLAKË DHE… “/ 42-vjeçarja zbulon alergjinë nga cigarja elektronike – AlpeGossip
“TRUPI IM MORI FLAKË DHE… “/ 42-vjeçarja zbulon alergjinë nga cigarja elektronike

“TRUPI IM MORI FLAKË DHE… “/ 42-vjeçarja zbulon alergjinë nga cigarja elektronike

Lisa Santiago Griggs nuk e mban mend herën e parë kur ka filluar të pijë cigare, por me siguri do ta kujtojë për një kohë të gjatë dëmin e shkaktuar nga cigarja elektronike. 42-vjeçarja britanike nga Gloucestershire dëshironte prej kohësh të linte duhanin, kishte provuar çdo metodë të mundshme, që nga regjimi i pasur ushqimor, aktiviteti fizik etj, megjithatë nuk ia kishte dalë mbanë. Pikërisht në këtë moment mori vendimin të provonte cigaret elektronike, pa ditur se kjo gjë do t’i shkaktonte alergjinë më të dhimbshme dhe të vështirë që kishte kaluar ndonjëherë.

 

Gruaja nga Kingswood bleu një cigare elektronike me shije mjedre të shtunën e kaluar, por ajo që ndodhi mund t’i ndryshonte përgjithmonë jetën. Fillimisht i duhej pak kohë derisa ta kalonte poshtë, mirëpo më vonë u ambientua me të. Vetëm pak orë më vonë vuri re disa njolla në trup, por nuk u alarmua dhe mendoi se ishte ndonjë alergji e momentit. Më pas ndodhi ajo që nuk pritej, e gjithë lëkurë iu irritua dhe u mbush me shenja të mëdha të kuqe.

 

”Nuk po kuptoja asgjë. Brenda pak orësh ndryshoi gjithçka, Djegia ishte aq e fortë sa nuk kisha forcë të hapja sytë, pasi më kishte kapluar të gjithën. Mjekët e ‘’Southmead Hospital” më trajtuan fillimisht me steroide ( hormon mashkullor),por asgjë nuk po funksiononte. Njollat sa vinin dhe shtoheshin dhe unë rrezikoja seriozisht shëndetin. Ata ndërhynë menjëherë duke më dhënë tableta inhaluese dhe antihistamike, dhe vetëm pas disa ditësh arrita të bëhesha më mirë. Iu nënshtrova shumë kontrolleve mjekësore, dhe në fund u zbulua se gjithçka kishte ndodhur si pasojë e alergjisë nga cigarja elektronike. Më saktë nga propilen glikoli, një përbërës që gjendet tek të gjitha cigaret elektronike.”-ka rrëfyer ajo për ”Daily Mail”, duke ndarë edhe fotografitë sesi dukej trupi i asaj pak ditë më parë.