“DATËN NUK E DI…”/ Valbona Selimllari sërish anëtare e DWTS? – AlpeGossip
“DATËN NUK E DI…”/ Valbona Selimllari sërish anëtare e DWTS?

“DATËN NUK E DI…”/ Valbona Selimllari sërish anëtare e DWTS?

Ikona e bukurisë shqiptare, Valbona Selimllari, ka dhënë së fundmi një intervistë të shkurtër për emisionin “Pushime on Top” në Top Channel.

Ajo u shpreh se ende nuk ka menduar se ku do t’i kalojë pushimet verore, por duket se e ka të qartë se çfarë do të bëjë në shtator.

E pyetur për projektet e sezonit të ri, Selimllari tha se ka projekte dhe që lidhen me kërcimin, duke lënë të kuptohet se ajo do të jetë sërish pjesë e jurisë së “Dancing with the Stars”.

“Datën nuk e di akoma se nuk më kanë thënë”, tha Valbona Selimllari.

Pjesë nga intervista:

Ku do i bësh pushimet?

Nuk kam menduar për pushimet për momentin fare. Dua të shijoj mbrëmjen e sotme dhe pastaj do mendoj.

Po në shtator?

Në shtator ka disa gjëra të tjera.

Me kërcim?

Me kërcim, por datën nuk e di se nuk më kanë thënë akoma. Kështu që le të presim.