MOS HIDHNI ASGJË/ Vjetërsirat përdorini për dekorimin e kopshtit (FOTO) – AlpeGossip
MOS HIDHNI ASGJË/ Vjetërsirat përdorini për dekorimin e kopshtit (FOTO)

MOS HIDHNI ASGJË/ Vjetërsirat përdorini për dekorimin e kopshtit (FOTO)

Bashkë me stinën e verës kthehet edhe dëshira për të jetuar në ambjente të jashtme dhe kush ka një kopsht të vetin, mund t’i dedikohet dekorimit të saj, duke e bërë shumë të bukur dhe origjinal me gjëra të thjeshta, madje edhe me objekte që nuk i përdorni më.

Mos hidhni asgjë! Të dashuruarit pas riciklimit e dinë se me pak shpenzim dhe një ‘grimë’ fantazi, kopshti bëhet një ‘cep parajse’ shumë funksional.

1. Nëse në shtëpi keni ruajtur ndonjë çadër të vjetër, mund ta ktheni në një ‘vazo dekorative’, mjafton ta hapni, pozicionoheni mirë në tokë, duke e mbjellë me lule dhe bimët e dëshiruara. Efekti estetik jep një impakt të madh.

2. Shfrytëzoni arkat prej druri me të cilat zakonisht transportohen frutat, të cilat mund të shndërrohen në çdo objekt që do të donit, që nga karriget e deri tek mbajtëset vertikale, në tavolina e shumë të tjera.

Mund t’i mbani në gjendjen fillestare ose t’i lyeni dhe t’ dekoroni sipas dëshirës.

3. Një top i mirëfilltë basketbolli apo voleibolli kushton shumë dhe në rast se e keni konsumuar aq sa nuk mund ta përdorni më për të luajtur, mund ta përdorni si vazo. Kjo, duke prerë 1 të 4-tën ose edhe vetëm fillimin e topit. Mos harroni ta lidhni me zinxhirë në mënyrë që ta varni diku. Do bëni një super figurë.

4. Përdorni kavanozët e vjetër të qelqit si fenerë. Mjafton t’i vendosni ku të doni ose t’i lidhni me litarë dhe brenda tyre të fusni qirinj dhe disa gurë dekorues. Do ju ndriçojnë kopshtin netëve dhe do krijojnë një atmosferë fantastike.

5. E ç’mund të thoni për këtë ‘kolltuk’ super të rehatshëm? Mjaftojnë disa dërrasa nga ato që përdoren për skelë dhe fantazia juaj.

6. Edhe biçikleta e vjetër shndërrohet në një mbajtëse vazosh super romantike, mbase për të dekoruar oborrin gjatë një eventi, si psh për një ditëlindje.