Nëse jeni mjaft aktivë në rrjetet sociale, me siguri ju kanë rënë në sy fotot e saj provokuese në Instagram ku nxjerrin në pah linjat e saj perfekte. Ajo është e njohur si policja më seksi në Gjermani dhe quhet Adrienne Koleszár.
34-vjeçarja, një oficere policie nga Dresden, në Saxony ka marrë së fundmi një ultimatum nga eprorët e saj: ose police ose modele Instagrami.
Lidhur me këtë gjë ajo është shprehur në rrjetet e saj sociale: “Nuk do të pranoj mëshirën e Free State of Saxony, unë jetoj me kursimet dhe aktivitet që bëj në mediat sociale.”