Një djalë i ri nga Kavaja do t’i bashkohet “Përputhen”. Ai quhet Elton Maksuti, është 26-vjeç dhe ka qenë portier te skuadra e Besës së Kavajës.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Eltoni me anë të një postimi në rrjete sociale. Ai ka publikuar kontratën e nënshkruar me produksionin.
“Pranoj që kusht i pjesëmarrjes në programin “Për’puthen” është që të paraqitem çdo ditë në oraret e caktuara, të njoftuara nga autorët e programit për rregjistrimin tim si “pjesëmarrës” dhe pranoj që do të përfshihem në të gjithë kohëzgjatjen e programit përsa më kërkohet nga Autorët apo Përfaqësuesit e televizionit”, thuhet në një pjesë të kontratës.