NJË NOMINIM I FORTË/ Kiara dhe Olta dalin në televotim ‘kokë më kokë’! – AlpeGossip
NJË NOMINIM I FORTË/ Kiara dhe Olta dalin në televotim ‘kokë më kokë’!

NJË NOMINIM I FORTË/ Kiara dhe Olta dalin në televotim ‘kokë më kokë’!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Këtë javë në nominim kanë qenë dy dyshet Kiara me Oltën dhe Kristi me Qetsorin, për shkak të zgjedhjes së Nitës me mundësinë që i dha Vëllai i Madh me Kutinë e Pandorës. Mes tyre publiku ka vendosur që banorët që do të dalin në televotim ‘kokë më kokë’ janë Olta dhe Kiara, ku njëra prej tyre do të eleminonet të shtunën.

Ditën e sotme Instagrami zyrtar i Luizit, i cili menaxhohej nga shoqja e tij Gena ka pësuar ndryshime të befasishme. Me anë të një ppostimi në Instastory është lajmëruar se tashmë Instagrami do të menaxhohet nga motra e tij, Ina, e cila ka vendosur të bëjë disa ndryshime, duke vendosur foto profili një foto të saj me Luizin dhe duke ndryshuar emrin dhe duke vendosur emrin e saj, pra nga “luiz.ejlli” në “ina.ejlli”. Në njoftimin e postuar në Instastory, motra e Luizit shprehet se kjo ka ndodhur për shkak të tentativave të shumë personave për ta vjedhur atë.