“NJERËZ PA TRU DHE MORAL”/ Noizy reagon sërish pas sherrit të “bujshëm”: Jam djalë me tradita dhe zakone shqiptari – AlpeGossip
“NJERËZ PA TRU DHE MORAL”/ Noizy reagon sërish pas sherrit të “bujshëm”: Jam djalë me tradita dhe zakone shqiptari

“NJERËZ PA TRU DHE MORAL”/ Noizy reagon sërish pas sherrit të “bujshëm”: Jam djalë me tradita dhe zakone shqiptari

Lajmi kryesor i ditës së djeshme ishte sherri midis Noizyt dhe Kleviol Ahmetin, i njohur si Cllevio.

Në rrjete sociale qarkulloi me shpejtësi një video ku reperi Rigels Rajku i njohur si Noizy, goditi me grushte ish-anëtarin e The Bloody Alboz (TBA). Pas reagimit në live-in e tij menjëherë pas sherrit të “bujshëm”, reperi ka akoma për të thënë.

Gjatë ditës së sotme Noizy ka postuar një story në instagramin e tij ku ndër të tjera thotë se nuk lejon askënd të flasë keq për familjen e tij.

“Mos ma merr mirësjelljen time për dobësi. Gëzoj respekt nga e gjithë bota dhe shpeshherë anashkaloj njerëz pa tru dhe moral. Por kjo s’do të thotë në asnjë moment deri në pikën ku ti kushdo qofsh të ofendosh familjen time apo familjarë të rrethit tim. Jam djalë me tradita dhe zakone shqiptari. Ju lutem mos e harroni këtë gjë kurrë. Jeta vazhdon,”-ka shkruar Noizy në reagimin e tij.

Disa orë më parë ju kujtojmë në një video live në profilin e tij në Instagram, Noizy pranon sherrin që ka ndodhur ndërsa shprehet:

“Kur qeni ecën në rrugën e vet, mos e ngacmo se qeni të… Ka thënë i moçmi. Leje të ecë në rrugën e vet,”– referuar kështu deklaratave të Kleviol Ahmetit në rrjetet sociale.

Por e kundërta ndodhi me Cllevion, i cili pasi sherri u bë viral në rrjet, shprehet se në fakt ka pirë kafe dhe është pritur shumë mirë nga Noizy.

“Vajta takova Noizyn, piva kafe. E di sa mirë më prit, luks. Edhe çunat ganastera, i ka gjuajtësa. Asgjë s’dinë këta. Mbaruan problemet, a keni inat ju, unë me Noizyn shokë.”- u shpreh ai gjatë një video live në rrjetet sociale.

Besohet se gjithçka ka filluar kur ky i fundit në rrjetet sociale ka folur kundër anëtarit të OTR, dhe sot ka vendosur të shkojë tek lokali tij në Durrës, ndërsa pak minuta para “vizitës” ishte ishte ‘live’ në rrjetet e tij sociale.

Në videon që po qarkullon në rrjetet sociale shihet Noizy duke e ka rrahur me grushta ish anëtarin e The Bloody Alboz (TBA), i cili është i njohur edhe si shoku i Stresit.

Mes tyre ka pasur edhe një sherr verbal para disa ditëve, madje ata kishin shkëmbyer edhe mesazhe. Para një jave Cllevio postoi një mesazh të Noizyt, ku ai i thoshte se është gabim që e shan në rrjetet sociale.

“S’më ha k*ri për Noizyn, pederastat e k*rvës. Më bëni mua si serioza b*q*rat e mutit. Nëse kujton se të kam frikën Noizy, do të të degjeneroj ditë për ditë.”- shprehej Cllevio disa ditë më parë në rrjetet sociale./Panorama Plus