Almeda Abazi dhe partneri i saj turk Tolgahman Sayisman janë një ndër çiftet më të dashura për publikun.
Modelja e njohur shqiptare prej vitesh tashmë jeton në Turqi, ku ka ndërtuar edhe jetën e saj. Mirëpo Almeda nuk i harron rrënjët e saj shqiptare. Shpeshherë e kemi parë në rrjete sociale t’i flasë apo mësojë fëmijeve edhe bashkëshortit të saj fjalë shqip. Madje ish-missi shqiptar ka edhe një nofkë të veçantë në shqip si e thërret Tolgan.
Gjatë një interviste ky i fundit është shprehur se me përkëdheli Almeda e thërret “arush”. Dhe jo vetëm ajo. Motra, mamaja e tij gjithashtu e thërrasin në të njëjtën mënyrë.
Ju kujtojmë që dyshja kurorëzoi me martesë dashurinë e tyre në vitin 2017, ndërsa dy vite më pas u bënë prindër për herë të parë të një djali që e quajtën Efehan. Në 2021 familja e tyre u zgjerua pasi erdhi në jetë Alana.
Dy të vegjlit i kemi parë shpesh në llogaritë e prindërve në rrjete sociale dhe padyshim e gjithë dashuria dhe vëmendja e çiftit është tek ata.