Njihuni me ish-banorin e Big Brother që i bën mike ish të dashurat! – AlpeGossip
Njihuni me ish-banorin e Big Brother që i bën mike ish të dashurat!

Njihuni me ish-banorin e Big Brother që i bën mike ish të dashurat!

Ish banori i Big Brother, Anaid Kaloti i ftuar në PopCulture ka folur rreth eksperiencës së tij brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Anaidi ka rrëfyer se eksperienca brenda shtëpisë ka qenë e paharrueshme për të ndërkohë që theksoi se Bigu i ka dhënë shumë famë e njëkohësisht sukses:

“2013 viti që unë kam fituar Big Brother ka qenë vit me fat. Ka pasur ngjarje madhore. Big Brother ishte spunto e mirë në jetën time. Më ka ecur mbarë. Bigu më ka dhënë famë. Duke qenë se unë kam përfunduar gazetarinë, tashmë botoj shkrime të miat. Gjithashtu më duhet të them se mua më pëlqen jeta e natës, njerëzit më njohin falë Big Brother. Jam përfolur shpesh për lidhje me disa vajza, por ndërkohë që me disa prej atyre për të cilat jam përfolur për lidhje kam vetëm miqësi”.

I pyetur për lidhjet e krijuara në jetën e tij pas përfundimit të Big Brother dhe nëse ruan miqësi me ish të dashurat, Anaidi u përgjigj se me disa prej tyre po:

“Kam qenë i lidhur për dy vite por tashmë ka përfunduar. Unë jam tip që nuk kompleksohem nga jeta e ish të dashurave.Kur diçka mbaron për mua quhet e ezauruar dhe nuk i kthehem më. Unë besoj se shoqëria pas një marrëdhënie dashurie mund të funksionojë, Të paktën mua më ka funksionuar me disa nga ish të dashurat e mia”.

Por duket se tashmë Anaidi është edhe fans i rregullt i edicioneve të Big Brother. Në PopCulture ai zbuloi edhe personazhet e tij të preferuar:

“Me Ilirin kam ruajtur miqësi edhe pas përfundimit të Big Brother. Shkojmë shumë mirë bashkë. Ndërkohë që më duhet të them që inatet që ekzistonin brenda Bigut kanë vazhduar edhe jashtë. Çdo edicion të Big Brother e kam ndjekur dhe sigurisht që kam pasur edhe preferencat e mia. Edicionin e kaluar kam krijuar simpati për Olsin”.Top Channel