“NUK DO BASHKËPUNOJA ME…”/ VIP-at që refuzojnë publikisht kolegët e tyre. Nga Ronela Hajati tek… – AlpeGossip
“NUK DO BASHKËPUNOJA ME…”/ VIP-at që refuzojnë publikisht kolegët e tyre. Nga Ronela Hajati tek…

“NUK DO BASHKËPUNOJA ME…”/ VIP-at që refuzojnë publikisht kolegët e tyre. Nga Ronela Hajati tek…

Bashkëpunimi është mjaft i rëndësishëm në botën e muzikës pasi krijon mundësinë e pëlqimit më të madh nga fansat dhe kjo përkthehet në sukses të madh.

Në një kohë kur konkurenca është shtuar tej mase, artistët e shohin si “mundësinë e artë” sidomos për të realizuar këngë me kolegë të cilët janë më të kualifikuar në tregun e muzikës.

Por ka edhe nga ata të cilët nuk kanë nguruar aspak ta pranojnë e thonë publikisht se me cilin nga kolegët e tyre nuk do bashkëpunonin kurrë. E megjithatë kjo mbetet për tu parë me kalimin e kohës.

AlpeNews.al ju njeh me vipat të cilët kanë refuzuar kategorikisht të bashkëpunojnë me emra të njohur të muzikës.

Xhesika Polo

“Nuk do të bashkëpunoja me të gjithë kategorinë e pseudokëngëtarëve, çfarë janë Shkëndije Mujaj bashkë me shoqet e saj, Gugu që mund të jenë njerëz shumë të mirë, shumë pozitivë por që mund të ndërronin edhe profesion nëse e mendojnë.”. kështu është shprehur këngëtarja gjatë një interviste në televizion.

Stresi

Reperi i njohur ka deklaruar  publikisht se nuk do të bëjë kurrë një bashkëpunim me reperat e labelit “Pint”.

Frederik Ndoci

Këngëtari i mirënjohur, Frederik Ndoci, kohë më parë ka deklaruar se nuk do të bashkëpunonte kurrë me Noizyn, për shkak se ky i fundit nuk bën art.

Blero

Njësoj si Frederiku, edhe Blero ka refuzuar kategorikisht që në të ardhmen mund të bashkëpunojë me Noizyn.

Devis Xherahu

Në një intervistë këngëtari i njohur nuk ka dhënë emër të përveçëm por ka thënë se vetëm në rastin e artistit apo artistes që nuk do mund të këndonte “live”,  atëherë nuk do bashkëpunonte në mënyrë kategorike.

Fero

I ftuar në emisionin “Shiko Kush Luan” Fero deklaroi publikisht se nuk do të bashkëpunonte asnjëherë me Getinjon.

Rosela Gjylbegu

“Këngëtarja shqiptare me të cilën nuk do të bashkëpunoja asnjëherë është Enca” – tha Rosela gjatë një interviste, e kjo ndezi debat mes dy këngëtareve.

Ronela Hajati

“Nuk do të bashkëpunoja kurrë me këngëtarët e muzikës popullore, pasi stili i tyre muzikor nuk më përshtatet!” , është shprehur Ronela për një intervistë.

Kidda

Reperi i njohur gjatë një interviste tregoi se nuk do bashkëpunonte kurrë me Tunën.

/AlpeNews.al