“NUK DUA TË TË SHOH”/ Luizi pyet Kiarën: Çfarë të kam unë ty? Ia kthen moderatorja: Ish-të dashur – AlpeGossip
“NUK DUA TË TË SHOH”/ Luizi pyet Kiarën: Çfarë të kam unë ty? Ia kthen moderatorja: Ish-të dashur

“NUK DUA TË TË SHOH”/ Luizi pyet Kiarën: Çfarë të kam unë ty? Ia kthen moderatorja: Ish-të dashur

Loja siameze, ku banorët u ndanë në çifte për të jetuar si një trup i vetëm, bëri bashkë Oltën dhe Luizin, të cilët qëndruan së bashku në një bluzë.

Kur Luizi ishte sëmurë dhe tha se kishte dhimbje koke, Olta ju përkujdes për të si dhe e pyeste herë pas here, nëse kishte më dhimbje apo jo.

Kiara nga ana tjetër, jo vetëm që nuk u përkujdes për të dashurin e saj, por ajo e trajtoi situatën me humor, gjë e cila nuk i pëlqeu fare Luizit. Kjo situatë duket se ka përçarë për disa momente në shtëpi çiftin, ndërsa në një moment Kiara i kërkon Luizit që të të largohet se nuk do që ta shoh.

Pasi ata folën më vonë dhe u sqaruan, u panë të dy në kuzhinë teksa bënin ironi dhe hidhnin kunja. Pasi Luizi e pyeti Kiarën se kush ishte ai, kjo e fundit iu përgjigj; ‘ish- e dashura’.