Nuk e besonit? Ja ku e keni! Bleona luan në filmin hollivudian krah Nicolas Cage (FOTO/VIDEO) – AlpeGossip
Nuk e besonit? Ja ku e keni! Bleona luan në filmin hollivudian krah Nicolas Cage (FOTO/VIDEO)

Nuk e besonit? Ja ku e keni! Bleona luan në filmin hollivudian krah Nicolas Cage (FOTO/VIDEO)

Ndërsa shumë mund të ishin skeptikë për karrierën e saj si aktore, Bleona Qereti tregon aftësitë në kinematografi në filmin më të fundi hollivudian “211”.

Filmi dramë/thriller ka në qendër të vëmendjes oficerin Mike Chandler dhe një civile të re, që gjenden të papërgatitur kur fati i vendos në një situatë të grabitjes së një banke.

 

Këngëtarja shqiptare njoftoi mbrëmjen e djeshme se filmi tashmë është në kinema, ndërsa publikoi një video nga momenti kur shfaqet ajo.

Bleona luan rolin e Christine, e cila duket se është një kliente, që po shijon kohën e kaluar në një lokal me miqtë e saj. E veshur me një kostum të bardhë, Qereti nis të thërrasë kur një grup njerëzish të maskuar dhe të armatosur, hapin zjarr brenda lokalit.