“NUK ËSHTË E VËRTETË…”/ Nevina Shtylla i hedh poshtë zërat që qarkullojnë për lidhjen e saj që nga gjimnazi – AlpeGossip
“NUK ËSHTË E VËRTETË…”/ Nevina Shtylla i hedh poshtë zërat që qarkullojnë për lidhjen e saj që nga gjimnazi

“NUK ËSHTË E VËRTETË…”/ Nevina Shtylla i hedh poshtë zërat që qarkullojnë për lidhjen e saj që nga gjimnazi

Nevina Shtylla është padyshim një nga vajzat më të bukura të ekraneve shqiptare dhe sigurisht një nga moderatoret më të dashura të publikut. Prej kohësh ajo është pjesë e “E diell”, ku na ëmbëlson çdo të dielë me buzëqeshjen dhe finesën që e karakterizon.

E sigurisht, siç ndodh shpesh për personazhet publike, kurioziteti mbi jetën personale të Nevinës është i madh, e sidomos po t’i shtosh kësaj faktin se ajo është shumë hermetike. Mbrëmjen e djeshme moderatorja ka realizuar një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në Instagram, ku ndër të  tjera tregoi një foto nga fëmijëria e u përballë me një mesazh ku një fans i shkruante se do bënte tatuazh portretin e saj. (KLIKO)

Nëse u habitët me këtë të fundit, prisni të shihni se çfarë i shkruan dikush tjetër Nevinës. “A është e vërtetë që je e lidhur me një çun që nga gjimnazi?”– i shkruan dikush bukuroshes brune.

Kjo e fundit nuk ka ngurruar ta ndajë edhe me të tjerët këtë mesazh, duke e mohuar kategorikisht një hipotezë të tillë. “Çfarë? Hera e parë që e dëgjoj. Jo, nuk është e vërtetë!“- ka qenë kjo përgjigja e Nevinës.

Kujtojmë se në korrik të vitit 2019 u zbulua lidhja e moderatores me juristin Arbër Myftari, një djalë shumë simpatik me të cilin ajo ishte e lidhur prej vitesh.

Nevina dhe Arbri jo vetëm që kanë një lidhje të gjatë dhe shumë të fortë mes tyre, më shumë sesa 3-vjeçare, por bashkëjetojnë prej më shumë se një viti në Tiranë”, shkruante “Panorama Sport” në 2019-n.

Më pas u raportua se marrëdhënia e tyre kishte marrë fund, teksa Nevina ka thënë shpesh se është “single”. Moderatorja ndjen se është abuzuar me jetën e saj private dhe ka deklaruar se do e mbajë atë totalisht të fshehtë.

Në muajin shtator teksa ishte e ftuar në “Wake Up”, Nevina u shpreh se është tërhequr nga informacionet që ka dhënë publikisht për jetën e saj private, pasi është penduar. Për këtë arsye, tani e tutje ajo preferon të mos tregojë më asgjë.

“Është një pjesë e jetës sime që preferoj ta mbaj personale dhe private. Jam treguar e hapur, kam shprehur që kam qenë në një marrëdhënie dhe isha komode. Për sa kohë që jam tërhequr në atë që kam thënë në ekran normal që jam penduar. Tashmë nuk kam ndërmend të them asgjë.

Nuk prish punë sinqeriteti im. Problemi është tek abuzimi që bëhet më pas, edhe kur jap material, edhe kur ofroj diçka përveç anës profesionale që e kam detyrim ti qëndroj strikt dhe të tregoj më tepër, ana private është diçka që e kam në dorë unë. Në momentin që tregoj diçka, nuk ka nevojë të abuzohet më shumë. Kur abuzohet, e mbyllim edhe rrimë.”- u shpreh Nevina.