NUK NDIHEJ MIRË ME VETEN/ Fansja shpenzoi mbi 45 mijë dollarë për tu dukur si Meghan Markle (VIDEO) - AlpeGossip
NUK NDIHEJ MIRË ME VETEN/ Fansja shpenzoi mbi 45 mijë dollarë për tu dukur si Meghan Markle (VIDEO)

NUK NDIHEJ MIRË ME VETEN/ Fansja shpenzoi mbi 45 mijë dollarë për tu dukur si Meghan Markle (VIDEO)

Sa larg mund të shkojë fantazia e njerëzve? Kjo është pyetje që shumë përdorues të internetit i kërkuan përgjigje pasi e njihnin rastin Xochtyl Greer, një grua nga Hjustoni, Teksasi. Gruaja, 36 vjeçare, është një fanse e zjarrtë e Meghan Markle.

Greer në muajt e fundit, ka pasur disa operacione jo vetëm për të pasur një pamje më të mirë fizike, por për të provuar të duket sa më shumë si Meghan Markle, përcjell rtv21.tv. Sipas agjencisë së lajmeve Carters, Xochtyl ka shpenzuar gjithsej 45 mijë e 4 qind e 54 dollarë për transferuar pamjen e saj.
“Kur shikohem në pasqyrë, jam e lumtur përsëri, ende e shoh veten, por një version më të mirë për”, ka deklaruar Xochytl, nënë e tre fëmijëve.

Sipas saj, ishte dy vjet më parë kur ajo vendosi t’i nënshtrohej një sërë operacionesh për të “dukur më mirë”, pasi lindi vajzën Isla, ajo ka deklaruar se nuk ndjehej rehat me trupin e saj, sepse rrobat nuk i përshtateshin .

Ajo e shihte Meghan Markle si një referencë dhe vendosi të fillonte transformimin e tij për t’u dukur si Markle.

“Me të vërtetë, më pëlqen, gjithmonë kam menduar se është një person i stilit të lartë dhe mendoj se është absolutisht e bukur. Nuk mendoj të dukem identik me Meghan Markle, por tani shoh shumë më shumë ngjashmëri, hunda më duket më shumë si e saj, ” ka rrëfyer gruaja.