“PAJTOHU ME BORËN”/ Fansat i kërkojnë ribashkimin me prezantuesen, Donaldi hesht – AlpeGossip
“PAJTOHU ME BORËN”/ Fansat i kërkojnë ribashkimin me prezantuesen, Donaldi hesht

“PAJTOHU ME BORËN”/ Fansat i kërkojnë ribashkimin me prezantuesen, Donaldi hesht

Pas daljes nga shtëpia e “Big Brother Vip”, Donald Veshaj ende nuk ka dhënë asnjë intervistë për mediat rozë. Aktori i ka zgjedhur të heshtë, duke mos dhënë detaje të rrrugëtimit brenda shtëpisë së ‘BBV’, si dhe romancës së dashurisë të krijuar me Beatrix Ramosaj.

Edhe në profilin e tij të Instagramit, ai thuajse nuk ka qenë fare aktiv, vec publikimit të një fotoje para dy ditësh.

Ajo që vihet re është se nga komentet e shumta ndjekësit kanë veçse një merak, që aktori të kthehet me Bora Zemanin.

“Duam të të shohim me Borën, kthehu me të”, “Bora, fale Donaldit se gaboi”, ishin disa prej komentetve të shumta.

Ai ka postuar një fotografi të tij, pranë portretit të Ismail Qemalit të cilin e ka piktuar brenda shtëpisë së “Big Brother”. Aktori ka vendosur të mos u kthejë përgjigjë këtyre komenteve, por as nuk i ka fshirë ato duke ‘heshtur’ kështu para kësaj situate.