“KANË FILLUAR REZERVIMET…”/ Elgiti “tallet” me kërcimin e Romeos në festën e BBV – AlpeGossip
“KANË FILLUAR REZERVIMET…”/ Elgiti “tallet” me kërcimin e Romeos në festën e BBV

“KANË FILLUAR REZERVIMET…”/ Elgiti “tallet” me kërcimin e Romeos në festën e BBV

Të gjithë ishim gjithë sy e veshë mbrëmjen e 18 Shkurtit në natën finale të “Big Brother VIP”. Një mbrëmje shumë e veçantë dhe plot emocione.

Mund të themi me plot kuptimin e fjalës se ishte një mbrëmje maratonë. Pas afërsisht 6 orëve në transmetim direkt u shpall edhe fituesi i edicionit të parë të “Big Brother VIP”.

Mes Donald Veshaj dhe Ilir Shaqiri fitues u shpall ky i fundit. E pas përfundimit të këtij programi kaq gjigant, padyshim që gjithë yjet së bashku me produksionin dhe stafin do ta festonin në një mbrëmje që shkaktoi shumë zhurmë me ndodhitë që pati.

Mirëpo, padyshim nuk munguan as momentet shumë humoristike e një ndër to ishte gjatë performancës së vëllezërve Veshaj.