PAS 27 VITEVE MARTESË/ Çifti i njohur i jep fund marrëdhënies së tyre – AlpeGossip
PAS 27 VITEVE MARTESË/ Çifti i njohur i jep fund marrëdhënies së tyre

PAS 27 VITEVE MARTESË/ Çifti i njohur i jep fund marrëdhënies së tyre

Pas 27 vitesh martesë, aktori i njohur Blair Underwood dhe bashkëshortja Desiree po i japin fund marrëdhënies së tyre.

Këtë lajm të bujshëm për botën e showbiz-it e bëri të ditur vetë aktori 56-vjeçar përmes një deklarate të përbashkët me Desiree në “Instagram”, duke njoftuar të gjithë se ato po ndajnë rrugët pas kaq shumë vitesh bashkë.

“Pas një mendimi, lutje dhe pune të jashtëzakonshme për veten tonë individualisht dhe kolektivisht, ne kemi arritur në përfundimin për t’i dhënë fund martesës sonë që filloi 27 vjet më pare. Ka qenë vërtetë një udhëtim i bukur. Arritjet tona më krenare janë tre fëmijët tanë”, thuhet në deklaratën e dyshes së famshme.

Kujtojmë se Bler Underwood dhe Desiree u martuan në 1994 dhe kanë tre fëmijë së bashku, vajza Brielle 22-vjeçe dhe djemtë Blake, 19, dhe Paris, 24.

“Ne do të vazhdojmë të jemi miq të mirë dhe bashkë-prindër dhe do të kemi respektin më të madh për njëri-tjetrin ndërsa nisim këtë kapitull të ri të jetës sonë, veç e veç”, vazhdon deklarata.

 “Ne ju falënderojmë të gjithëve për të gjithë mbështetjen tuaj gjatë gjithë viteve dhe ne kërkojmë me përulësi privatësi dhe mirëkuptim gjatë këtij sezoni të ri”, përfunduan fjalët e tyre Bler dhe Desiree.