Stine i dha fund marrëdhënies me partneren e tij Graciela, me të cilën ka edhe një vajzë, Estia.
I ftuar në emisionin Late Night Show, këngëtari zbuloi se e takon Estian çdo ditë.
Stine: “Përditë e shikoj vajzën. Kush është ai prind që nuk i mungon fëmija vet. Vajza nuk më mungon se e takoj përditë. E kam afër dhe e takoj sa herë të dua. I kemi afër shtëpitë.”
Ndërsa theksoi se i ka marrëdhëniet shumë të mira me Gracielën.
Stine: “I kam marrëdhëniet shumë të mira me vajzën dhe nënën e vajzës. Njerëzit ndahen. Më mirë të ndahesh sesa të shohë vajza situatën çdo ditë sesa të rrish bashkë për hir të vajzës dhe ajo të shohë trauma çdo ditë. Nuk ka çifte që kalojnë vaj.”
Stine zbuloi se aktualisht nuk është në një lidhje pasi është i fokusuar tek nxjerrja e albumit të ri.
Stine:“Jo nuk jam në një romancë të re. Jam i fokusuar vetëm tek puna. Romanca kur vjen, vjen, rri kërkoje gjithë natën e gjithë ditën ti.”
Kastro Zizo:Si ia bën?
Stine: “Punë. Romanca më e bukur është puna. Nuk ka shfrytëzim seksual me asnjërën dhe as edhe një romancë jam vetëm tek puna. Nëse merrem me femrat nuk punoj dot, ngel prapë albumi pa dalë. Të mbaroj albumin.”