Me shumicë votash, publiku vendosi për rikthimin e Egli Takos në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Ishte kërkesa e Egli të vazhdonte garën për çmimin e madh, me qëllim siç tha, të vërë në vend dinjitetin e vetë. Kështu ajo u rifut në shtëpi, një javë pasi doli, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore dhe psikologjike.
Egli Tako kërkon të rikthehet në shtëpinë e “Big Brother VIP”: Dua të ve në vend dinjitetin tim
Lidhur me rikthimin e Eglit, Fifi postoi një foto ku shkruante:
Jepi vajzë!
Kujtojmë, se gjatë ‘prime’, Egli u shpreh:
Ata që vërtetë më kanë dashur, i gjeta të shkatërruar dhe gjeta veten të shkatërruar… Duke marrë parasysh si rrethanat kishin ardhur, e dija si do ndihej, do ndihej i ulur, do ndihej i sulmuar. Nuk doja që të ndihej prej meje. Kam thënë më fal për shumë gjëra që nuk ka qenë faji im. E kam bërë se e kam dashur, vazhdoj të ndiej. E kam sfidë të hyj brenda për ta pasur sërish pranë 24 orë, por po hyj për të mos qenë ajo që kam qenë, jo për të qenë e keqe me dikë, por për të qenë e mirë me veten time.





![Çuna, përmbahuni! Alesia Bamit i del në shesh ZOGU duke hapur këmbët në emision [FOTO]](https://gossip.alpenews.al/wp-content/uploads/sites/4/2018/02/alesiabamitidell-400x229.jpg)







