PASI E QUAJTI “2 GISHT MJALTË” FILM KOMERCIAL/ Ervin Bejleri ka dy fjalë për Ermalin (FOTO) – AlpeGossip
PASI E QUAJTI “2 GISHT MJALTË” FILM KOMERCIAL/ Ervin Bejleri ka dy fjalë për Ermalin (FOTO)

PASI E QUAJTI “2 GISHT MJALTË” FILM KOMERCIAL/ Ervin Bejleri ka dy fjalë për Ermalin (FOTO)

Moderatori i “Xing me Ermalin” dhe aktori e producenti i filmit “2 gisht mjaltë”, Ermal Mamaqi ishte i ftuar sot në “Wake up”, ku gjatë intervistës u pyet nga moderatorët mbi deklaratën e Ervin Bejlerit i cili e ka cilësuar “2 gisht mjaltë” film komercial.

“Është një film komercial, është një film për të bërë lekë.”, tha Ervini i ftuar në “Rreze dielli” pak ditë më parë.

“Nuk e kam parë ende. Stafi ishte shumë korrekt, stafi teknik, dhe ai produksional. Është një film komercial, për të bërë lekë, por që për mua këta filma duhet të prodhohen pse jo? Ka nevojë populli, ka nevojë publiku. I prodhojnë italianët prej vitesh këto lloj filmash”, është shprehur Ervini.

Rreth kësaj deklarate, Ermali u shpreh se Ervini nuk e ka thënë me të keq dhe se fjala komerciale nuk është e keqe.

Duke qenë se deklarata e tij u përhap me shpejtësi në portale, Ervini ka reaguar pak më parë me një postim në Instagram ku shkruan se tek “2 gisht mjaltë” ka marrë pjesë me kënaqësinë më të madhe dhe sqaron kuptimin e termit komercial.

“Hahahaha dmth unë paskam deklaruar shumë “negativisht” për një projekt “2 gisht mjaltë” ku pa asnjë lloj detyrimi dhe me kënaqesine më të madhe kam marrë pjesë?! … Çfarë absurditeti që çuditërisht u bë lajm e mori dhenë! Sa për një sqarim të vockël, po të vockël fare … të thuash për një prodhim KOMERCIAL (në shqip I SHITSHËM) do të thotë o SHOKË qe ti ke punuar dhe nxjerrë në treg diçka të bërë me pasion, mund e djersë, sepse ne te kundërt nuk e shet dot… APO JOOO? Dhe ti shoku im di të bësh gjëra të bukura dhe ti shesësh po ashtu bukur Ermal! Sukses shok… Guximin dhe pasionin tënd paçin të gjithe ata që duan të merren me këtë zanat!”, shkruan Ervini.