PASI THA SE DO LIDHJE ME NJË MASHKULL/ Robert Berisha thotë se Ledri Vula është seksi – AlpeGossip
PASI THA SE DO LIDHJE ME NJË MASHKULL/ Robert Berisha thotë se Ledri Vula është seksi

PASI THA SE DO LIDHJE ME NJË MASHKULL/ Robert Berisha thotë se Ledri Vula është seksi

Disa javë më parë, këngëtari Robert Berisha i ftuar në emisionin “E diell” u shpreh se kishte hequr dorë nga femrat dhe po kërkonte lidhje me meshkujt.

Por i ftuar së fundmi në emisionin “Treshat”, Roberti ka sqaruar këtë deklaratë. Ai ka thënë se e tha këtë gjë vetëm për të provokuar, duke mohuar zërat që qarkullonin ndaj tij.

“Në intervistën e fundit më janë bërë pyetjet më ngacmonin pa thënë mirëdita. Më thoshin Robert a je në një lidhje me dikë? Ngadalë të marrim frymë njëherë. Kështu që unë kam thënë nuk kam femër tani dua të provoj meshkujt. Kam qejf kur e shoh një mashkull të palestruar dhe kujdeset për veten. I shoh si meshkuj jo në atë mënyrë”, tha Roberti.

Gjatë intervistës, moderatorja Bora Zemani e ka pyetur Robertin se cili është mashkulli më seksi shqiptar dhe këngëtari e ka thënë. “Ka shumë, shqiptarët janë racë e bukur. Në estradë e kisha veçuar mikun tim, Ledri Vulën”, ka thënë Roberti.