"PASURIA DHE FAMA NUK JANË ASGJË"/ Këngëtari shqiptar pëson aksidentin e tmerrshëm (FOTO) - AlpeGossip
“PASURIA DHE FAMA NUK JANË ASGJË”/ Këngëtari shqiptar pëson aksidentin e tmerrshëm (FOTO)

“PASURIA DHE FAMA NUK JANË ASGJË”/ Këngëtari shqiptar pëson aksidentin e tmerrshëm (FOTO)

Këngëtari nga Kosova Labinot Rexha u përfshi ditën e djeshme në një aksident të rrezikshëm ndërsa udhëtonte me makinë me familjen e tij drejt Zvicrës.

Ndërkaq, Rexha ka treguar me anë të një postimi në Facebook përjetimin e tmerrshëm.

“Oh Zot, faleminderit që shpëtova familjen dhe veten! Një aksident pësova sot në mëngjes, rrugës për në Zvicër dhe falë Zotit shpëtuam nga një largësi 100 metra. Sot kuptova që pasuria, fama nuk është asgjë.

O Zot, begatoje atë person qe i ka bërë këto barriera, se sot e sigurt që do të humbja veten dhe tërë familjen.

Nuk kishte asgjë me keq kur për 3 minuta nuk dëgjova zërin e familjes. Kujtova se i humba në ujë, por dëgjova zerin e djalit tim të vogël, Aliut, që më tha që jam mirë.

Oh Zot, faleminderit, faleminderit, faleminderit, Ti je mëshirues, mëshirëbërës!”, shkruan ai.