PAS DEBATIT PËR FINALEN/ Ardit Gjebrea zbulon ndryshimin drastik që do bëjë në “Kënga Magjike” – AlpeGossip
PAS DEBATIT PËR FINALEN/ Ardit Gjebrea zbulon ndryshimin drastik që do bëjë në “Kënga Magjike”

PAS DEBATIT PËR FINALEN/ Ardit Gjebrea zbulon ndryshimin drastik që do bëjë në “Kënga Magjike”

Festivali “Kënga Magjike” është më i komentuari që ditën kur fillon prezantimi i këngëve e artistëve të rinj dhe vazhdon edhe pas shpalljes së fituesit.

Sivjet u krijua debat i fortë në “Post Kënga Magjike” për mënyrën e votimit dhe drejtuesi i festivalit, Ardit Gjebrea ka vendosur të bëjë një ndryshim për këtë.

Gjebrea ka postuar në Instastory një foto të Kanitës gjatë performancës së saj dhe shkruan se ajo duhet të ishte në finale nëse do të ishin marrë parasysh votat e publikut.

Prandaj në edicionin 21 do ndryshojë tërësisht formula e përzgjedhjes së këngëtarëve për finalen.

“Nëse në votim për natën finale do të ishin marrë parasysh votat e publikut në faqen këngamagjike.com atëherë Kanita do të ishte në finale! Edicioni 21 do vijë me ndryshim në votime: Këngëtarët + vota e publikut në internet + vota e jurisë new artist”, shkruan Gjebrea.