“PATA SHPRESË KUR SHKUAM NË…”/ Sarah flet për lidhjen me PM: Është një hap që… – AlpeGossip
“PATA SHPRESË KUR SHKUAM NË…”/ Sarah flet për lidhjen me PM: Është  një hap që…

“PATA SHPRESË KUR SHKUAM NË…”/ Sarah flet për lidhjen me PM: Është një hap që…

Sarah Berisha ka ndarë detaje nga marrëdhënia e saj me PM dhe planet për bashkëjetesë gjatë një interviste në emisionin “Goca dhe Gra”, në Top Channel.

Influencuesja e njohur zbuloi se ata po mendojnë të hedhin hapin e madh në lidhjen e tyre, por ende nuk kanë vendosur nëse do të vendosen në Tiranë apo Prishtinë.

Sa para ka Sarah Berisha në llogarinë bankare? Einxhel i nxjerr ‘sekretet’

“Ky është një hap që mund të vijë shumë shpejt, por ende nuk kemi vendosur për vendndodhjen. Jemi duke e menduar të dyja opsionet,” tha Sarah.

Ajo shtoi me humor se PM nuk është tipi i një romantiku klasik, megjithatë, arrin t’a surprizojë herë pas here.

“Pata një shpresë kur shkuam për pushime në Itali. Mendova se ndoshta aty mund të ndodhte diçka më e veçantë, por jo. PM nuk hyn te personat romantikë, por ndonjëherë bën diçka që më befason,” tregoi ajo.

Surpriza e intervistës erdhi kur PM u përfshi drejtpërdrejt në një lidhje me video, duke e bërë situatën më emocionale. “Sarah e di shumë mirë sa shumë e dua dhe sa i rëndësishëm është ky hap për ne,” tha ai, duke konfirmuar planet e afërta të çiftit.