Për seks të paharrueshëm, sa për një natë zgjidhni këto shenja! – AlpeGossip
Për seks të paharrueshëm, sa për një natë zgjidhni këto shenja!

Për seks të paharrueshëm, sa për një natë zgjidhni këto shenja!

Nga një one- night stand më shumë se sa emrin e tij, vuajtjet, çfarë i pëlqen të bëjë në jetë apo qoftë vetë fytyrën do të donit të mbanit mend një seks të mirë, për së mbari. Që ta arrini këtë duhet fillimisht t’ia vini veshin horoskopit. Ne do t’ju tregojmë 3 shenja që janë 3 potenciale të mundshme për një natë të paharrueshme.

Dashi
Kurrë nuk do ta harrosh një dash në krevat, qoftë për mirë apo për mirë! Janë shumë të zjarrtë dhe pikërisht zjarri është ai që ju duhet. Si shenjë pasionante, partnerët në shenjën e dashit dallohen për një performancë seksuale elitare, ku egoja e theksuar i shtyn të bëjnë gjithçka të jetë e mundur që partnerja të kënaqet. Po e bëjnë për veten që ta dish, jo për ty. Kështu mund të përfitoni nga temperamenti i tyre dhe të kënaqeni në maksimum.

Binjakët

Sado e rëndë të tingëllojë, më mirë zgjidh një one- night stand se sa një lidhje me një binjak, përndryshe përgatitu ta kënaqësh fizikisht, emocionalisht, intelektualisht dhe shumë –isht të tjera. Gjatë një nate me të do të mësoni diçka më shumë rreth seksit, sepse binjaku ka përherë një të re. Po kështu të nesërmen do të jeni të qeta, ai e kupton shumë mirë që gjithçka është mbyllur këtu dhe s’do të keni probleme.

Akrepi

Po të mos i kishim përfshirë akrepat në top 3 do të kishim gabuar rëndë. Kush nuk e njohu një akrep dhe nuk e pa se sa pasionantë janë. Një akrep s’të fal kur vjen puna tek seksi. Ti ke për të dalë e rraskapitur nga ajo dhomë! E mira e tyre është se ata e ndajnë dashurinë nga seksi kështu që jeni rehat nga kjo pjesë. Për të mos thënë që do të jeni ju që do t’i kërkoni sërish.