PËR TË GJITHË ATA QË E GJYKOJNË/ Fifi ka një mesazh dhe është shumë domethënës (VIDEO) – AlpeGossip
PËR TË GJITHË ATA QË E GJYKOJNË/ Fifi ka një mesazh dhe është shumë domethënës (VIDEO)

PËR TË GJITHË ATA QË E GJYKOJNË/ Fifi ka një mesazh dhe është shumë domethënës (VIDEO)

Këngëtarja e njohur Fifi ka publikuar një video në profilin personal në ‘Instagram’ dhe si shpesh herë është treguar e sinqertë dhe shumë e drejtpërdrejtë.

Duke qenë se shpesh është përballur me bullizmin, ajo ka vendosur që të flasë për këtë temë me anë të videos domethënëse, që në sfond ka  këngën e Florit dhe Ledrit, ‘Beautiful’.

“Unë jam e bukur. Ju përshëndes krejt juve që më keni nisur mesazhe të llojit… “je si lopë, je shumë e trashë, je vesh shumë ‘wlleck’ (shpifur), je shumë e shëmtuar, je shumë kështu, je shumë ashtu”. Mbase SOT MUND TË BËJË ZHURMË KJO THIRRJA IME KUNDËR BULLIZMIT…(më besoni që nuk është veç për mua d.m.th)… Po NANUSHA , jam shumë e bukur, ndihem e bukur dhe ndihem e veçantë… NATËN”,-shkruan Fifi.

Kujtojmë se këngëtarja është përballur shpesh me ofendime apo sharje nga ndjekës në rrjete sociale, lidhur me pamjen e saj fizike dhe stilin. Megjithatë asgjë nga këto nuk e ka penguar që të korrë sukses në muzikë.

I fundit që mund të përmendim ishte bashkëpunimi me Mc Kreshën në ‘Kënga Magjike’, një hit që dëgjohet akoma dhe ka marrë miliona klikime në ‘Youtube’.