Stresi, problemet e përditshme, puna e zyrës etj janë faktorë që ndonjëherë gjatë natën nuk lejojnë trurin tonë të jetë i relaksuar dhe të mos mendojë kur vjen orari i gjumit. Nëse ju jeni një nga këto persona ndoshta kjo recetë e mëposhtme mund t’ju ndihmojë:
Për të çlodhur mendjen dhe trupin para gjumit, përzieni së bashku
· 1/4 lugë gjelle mjaltë
· 1/8 lugë gjelle kripë deti
· 1 lugë gjelle vaj kokosi
Ju mund ta pini këtë përzierje ashtu siç është ose ta shtoni në një gotë me ujë të ngrohtë – efekti do të jetë i njëjtë.
Ky përbërës jo vetëm që do të ketë një efekt të madh në shëndetin tuaj, por gjithashtu do të zvogëlojë rritjet e kortizolit duke penguar zgjimin tuaj gjatë natës.