PERSONAT MË TË KËRKUAR NË ”GOOGLE” NË ZVICËR/ Dy shqiptare pjesë e listës – AlpeGossip
PERSONAT MË TË KËRKUAR NË ”GOOGLE” NË ZVICËR/ Dy shqiptare pjesë e listës

PERSONAT MË TË KËRKUAR NË ”GOOGLE” NË ZVICËR/ Dy shqiptare pjesë e listës

Dy shqiptare bëjnë pjesë në listën e personave më të kërkuar në “Google”, në shtetin e Zvicrës.

Bëhet fjalë për reperen shumë të përfolur shqiptare Loredana Zefi, si dhe futbollisten që ka ndërruar jetë Florijana Ismaili.

Loredana bën pjesë në dy lista, atë të personaliteteve më të kërkuara, si dhe në listën që ka kryesuar titujt e gazetave gjatë këtij viti, ku ajo renditet edhe para Roger Federerit.

Futbollistja me origjinë nga Presheva, Florijana Ismaili, humbi jetën në një aksident në liqenin Como në muajin korrik të këtij viti.

Trupi iu gjet në thellësi nën 200 metra me ndihmën e një roboti special nënujor.