PLOT DASHURI/ Alban Skënderaj surprizon Miriamin për ditëlindje (FOTO) – AlpeGossip
PLOT DASHURI/ Alban Skënderaj surprizon Miriamin për ditëlindje (FOTO)

PLOT DASHURI/ Alban Skënderaj surprizon Miriamin për ditëlindje (FOTO)

Kjo e Shtunë është një ditë shumë e veçantë për këngëtaren e njohur, Miriam Cani. Ajo feston ditëlindjen dhe ka mbushur 35-vjeç.

Miriami nuk ka publikuar asgjë në rrjete sociale por urimet nga njerëzit e saj të zemrës nuk kanë munguar. E para që e uroi ishte Arilena Ara, ndërsa tani i shoqi, Alban Skënderaj, i cili e ka surprizuar me urimin më të bukur.

Këngëtari ka publikuar në Instagram një grup fotosh, që pasqyrojnë historinë e tyre së bashku përgjatë viteve, në vende të ndryshme të botës. Ai ka zgjedhur fjalët më të ëmbla për të uruar të shoqen, teksa shprehet se ajo ia mbush jetën me ngjyra.

“Gëzuar ditëlindjen shpirt! Faleminderit që i jep ngjyra jetës time!”, ka shkruar Albani. Kujtojmë se dyshja janë prindër të dy fëmijëve, Ameli dhe Duam.