‘Big Brother’ do të rikthehet sërish në “Top Channel”, por këtë herë më ndryshe se kurrë më parë. Banorët do të jenë personazhe të njohur VIP.
Ata do të jetojnë në kushte të pazakonta, larg luksit dhe komoditeteve të jetës së përditshme. Në Big Brother Vip njerëzit e famshëm do të kthehen në njerëz të zakonshëm.
Top channel ka blerë të drejtat ekskluzive për realizimin e këtij spektakli. Studiot dhe ambientet ku do të qëndrojnë të famshmit janë gati, ndërsa audicionet do të nisin së shpejti. Studio me e re e Top Channel, me emrin Nova është ndërtuar per spektakle te tilla madhështore.