“PRISHI TË GJITHA MË THA”/ Olta ironi me shumën e parave që i dha bashkëshorti – AlpeGossip
“PRISHI TË GJITHA MË THA”/ Olta ironi me shumën e parave që i dha bashkëshorti

“PRISHI TË GJITHA MË THA”/ Olta ironi me shumën e parave që i dha bashkëshorti

Aktorja e njohur, Olta Gixhari, është mjaft aktive në profilet e saj në rrjetet sociale. Përmes potimeve në “Instagram”, ajo ka zbuluar se aktualisht ndodhet në Spanjë, aty ku do të lindë fëmijën e saj të dytë.

Ish-banorja e edicionit të dytë të “Big Brother VIP” herë pas here bën edhe postime me djalin e saj të parë, Amar. Por ditën e sotme ka publikuar një foto ku ka bërë ironi me shumën e parave që i ka dhënë bashkëshorti.

Olta ka postuar në “Instastory” një foto ku shfaqet dora e saj dhe e bashkëshortit, teksa ky i fundit i jep 5 euro.

“Prishi të gjitha më tha”, ka shkruar aktorja e njohur me humor krahas këtij imazhi. Ndërkohë më pas ka postuar një video ku tregon se ka shkuar për të blerë akullore dhe aty dëgjohet duke thënë:

“Domethënë jam e detyruar që të marr këtë me dy shije, këto nuk i kap dot për momentin”.

Ndërkohë kujtojmë se Olta është në pritje të ëmbël dhe ajo ka zbuluar se do të bëhet sërish nënë e një djali.