PUBLIKON VIDEON/ Sarah Berisha udhëton drejt Prishtinës. Arsyeja është shumë e veçantë – AlpeGossip
PUBLIKON VIDEON/ Sarah Berisha udhëton drejt Prishtinës. Arsyeja është shumë e veçantë

PUBLIKON VIDEON/ Sarah Berisha udhëton drejt Prishtinës. Arsyeja është shumë e veçantë

Sarah Berisha dhe Pajtim Krasniqi janë një nga çiftet e formuara brenda shtëpisë së Big Brother Vip.

Lidhja e tyre edhe pse në fillim u pa me skepticizëm të madh nga publiku, i ka mbijetuar të gjitha thashethemeve dhe dyshja duken shumë të lumtur bashkë. Në fillim kur çifti la shtëpinë e Big Brother nuk ishin të shpeshtë me postime, ndërkohë tani ato janë më aktiv në Instagram. Sidomos Sarah, e cila së fundmi ka postuar një video së bashku me Pajtimin. Blogerja në video tregoi se ndodhet në Prishtinë, për të shoqëruar partnerin e saj në intervistën e tij të rradhës. Duket se Sarah nuk do t’i ndahet për asnjë moment PM-it, duke qëndruar edhe në prapaskena gjatë emisioneve ku ai është i ftuar.

“Sot jam në Prishtinë dhe po shoqëroj PM-in se ka një intervistë. Ja ku është PM i nxehur se mezi gjeti parkim,”-degjohet të thotë moderatorja në videon e postuar.

Ju kujtojmë që së fundmi në një nga intervistat e tij të pakta të dhëna PM foli për lidhjen e tij me Sarah-n duke u shprehur se edhe pse janë në distancë ndonjëherë kjo i ndihmon sepse i merr më shumë malli për njëri-tjetrin.

Dj po ashtu në këtë intervistë 2 javë me parë, zbardhi detaje rreth takimit të Sarah-s me nënën e tij duke treguar se ishte një takim i thjesht dhe jo mes vjehrrës dhe nuses, pasi nëna e tij ka qenë fanse e blogeres. Sipas tij, ato kanë zhvilluar një bisedë natyrale dhe joformale. Sa i përket familjes së Sarah-s ai foli me superlative duke thënë se janë njerëz të kulturuar dhe shumë të mirë.
“Goca ime jeton në Shqipëri unë në Kosovë. Por prej punës udhëtojmë shumë. Kur kanë ato kohë vijnë këtu. Më mirë është një lidhje në distancë se të merr më shumë malli. Edhe e bën lidhjen më të shëndosh, por të presim. Unë e kam takuar familje e Sarah-s edhe ajo të mijtë. Janë shumë njerëz të mirë, të kulturuar. Nëna ime ka dashur ta shoh Sarah se fanse dhe u zhvillua një muhabet natyral i një familje. Edhe motrën e ka takuar.”-u shpreh ai për “Mirage”.

 

 

VIDEO