“QETËSOHEN GJAKRAT”/ Alban Ramosaj publikoi këngë dhe motrat Hadërgjonaj surprizuan me veprimin e tyre (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
“QETËSOHEN GJAKRAT”/ Alban Ramosaj publikoi këngë dhe motrat Hadërgjonaj surprizuan me veprimin e tyre (FOTO+VIDEO)

“QETËSOHEN GJAKRAT”/ Alban Ramosaj publikoi këngë dhe motrat Hadërgjonaj surprizuan me veprimin e tyre (FOTO+VIDEO)

Alban Ramosaj  ka publikuar ditën e sotme këngën e tij më të re “Ëndrrat e mia”.

Pas këngës e cila erdhi me klip dhe tekst special, vëmendje tek ndjekësit mori edhe mbështetja nga të afërmit veçanërisht nga Anxhelina, Agnesa dhe Albërije Hadërgjonaj.

View this post on Instagram

“ËNDRRAT E MIA”, OUT NOW!! (Link in bio)

A post shared by Alban K. Ramosaj (@albanramosaj) on

Familja e famshme kanë qënë kryefjala e mediave rozë në javët e fundit pas prishjes së marrëdhënies mes kushërirave Anxhelina dhe Beatrix.

Kjo duket se ndikoi dhe gjithë pjesën tjetër të familjes pasi Ramosajt nuk u dukën gjëkundi në eventin “ODA” të organizuar nga Agnesa Hadërgjonaj dhe nuk po ndiqeshin më në Instagram.

Por sot Anxhelina dhe motra e saj Agnesa kanë treguar mbështetjen e tyre për Albanin dhe kanë postuar këngën e tij të re në Instagram si për të dëshmuar që tashmë marrëdhënia mes tyre shkon mirë dhe gjakrat mes tyre janë qetësuar.

Nga ana tjetër këngëtarja Albërije Hadërgjonaj nuk ka postuar asnjë fragment nga kënga e Albanit në profilet e saj në rrjete sociale, por  mesa duket nuk ka pasur kohë …