RIKTHEHET ARMIQËSIA/ Noizy dhe Stresi i shpalin sfidë njëri-tjetrit – AlpeGossip
RIKTHEHET ARMIQËSIA/ Noizy dhe Stresi i shpalin sfidë njëri-tjetrit

RIKTHEHET ARMIQËSIA/ Noizy dhe Stresi i shpalin sfidë njëri-tjetrit

Noizy dhe Stresi kanë mbetur prej vitesh dy nga reperët më të suksesshëm në tregun muzikor shqiptar, por edhe ndër më të komentuarit në media. Vite më parë dy reperët ishin në armiqësi me njëri-tjetrin, por me kalimin e viteve kjo armiqësi duket se u shua pasi prej kohësh nuk i kanë bërë më diss-e njëri-tjetrit.

Megjithatë projektet e fundit i kanë futur në sfidë Noizyn dhe Stresin. Noizy ka publikuar së fundmi këngën “Nuk kan besu” ndërsa Stresi këngën “Real life”.

Të dy reperët kanë treguar se këngët e tyre kanë pasur shumë sukses. Noizy ka postuar disa foto ku tregon se kënga e tij është trending në Greqi, Itali dhe Zvicër ndërsa Stresi ka postuar një bisedë ku tregon se “Real life” është trending në Shqipëri.