Robert Aliaj bën deklaratën befasuese: Mashkulli është më i bukur se femra – AlpeGossip
Robert Aliaj bën deklaratën befasuese: Mashkulli është më i bukur se femra

Robert Aliaj bën deklaratën befasuese: Mashkulli është më i bukur se femra

I ftuar sot në “Xing me Ermalin”, Robert Aliaj ka ardhur me një çantë me vete dhe për t’i shuar kuriozitetin publikut moderatori Ermal Mamaqi i kërkoi artistit të tregonte çfarë kishte brenda në çantë.

Një ndër gjërat që Roberti mbante me vete ishte një furçë për të krehur vetullat dhe nga këtu nisi të tregonte se i vlerëson shumë meshkujt që e mbajnë veten. “Që nga zanafilla e krijimit të qenies humane kur ne kuptuam që ti je femer, unë mashkull filluam të zbukuroheshim “, tha Robert Aliaj duke theksuar më pas se mashkulli është gjithmonë më i bukur.

“Gjithmonë mashkulli është më i bukur, edhe në natyrë. Ne ngaqë jemi hipokrit themi ‘Sa të bukura janë femrat’, që të gjithë gënjejnë. Edhe unë gënjej kur them që femrat janë të bukura, por më pëlqen ajo gënjeshtra”, u shpreh Aliaj.