E ftuar këtë të shtunë në emisionin “Thumb” nga Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu ka qenë moderatorja e njohur Anjeza Maja. Ajo së fundmi ka qenë protagoniste në videoklipin e Klajdi Harunit dhe Brunos me titull “Mbase”. E ftuar në “Thumb” Anjeza ka treguar ekperiencën e saj në këtë projekt por ka folur edhe për jetën e saj personale. Në kaq vite karrierë mediat nuk kanë shkruar ndonjëherë për ndonjë histori dashurie të saj. E pyetur nga dy moderatoret nëse e mendon dasmën në një të ardhme, ajo ka rrëfyer se është në dëshirën e saj.
“Jam e rezervuar për jetën private. Jo të gjitha gjërat thuhen në ekran. Ndoshtaedhe mediat nuk më janë vënë pas. Jo të gjitha që thuhen në ekran janë të vërteta. Zemrën e kam të mbushur. Kur të kurorëzoj diçka patjetër do e them. Dasmën e mendoj, pse jo? Nuk është se i mendoj shumë gjatë gjërat, nëse më pëlqen ta bëj një gjë nuk e mendoj gjatë, e bëj. Nëse do e ndjej ta bëj dasmën e madhe do e bëj.”,- është shprehur Anjeza.