‘Rudina e pasdites’ zhvendoset në ‘Portokalli’ – AlpeGossip
‘Rudina e pasdites’ zhvendoset në ‘Portokalli’

‘Rudina e pasdites’ zhvendoset në ‘Portokalli’

Stafi i ‘Portokalli’ paralajmëroi se këtë sezon do të vinte në skenë personazhe të njohur të ekranit.
Pikërisht Rezart Veleshnja që solli në spektakël sezonin e shkuar dy moderatorë të Tv Klan, Arjan Çanin dhe Ardit Gjebrean, këtë herë i ka ‘dhënë jetë’ Rudina Magjistarit.

Rudina edhe pse është një nga emrat më të dashur të publikut shqiptar nuk i kursen ‘gafat’ në emisionin e saj të pasdites. Thëniet e saj janë bërë virale në rrjetet sociale.

Fotot e mëposhtme tregojnë personazhin më të ri të ‘Portokalli’ ‘Rudina e pasdites’.

/Gazeta Express/