Gjashtë pozicione për të provuar kur partneri e ka të vogël – AlpeGossip
Gjashtë pozicione për të provuar kur partneri e ka të vogël

Gjashtë pozicione për të provuar kur partneri e ka të vogël

Madhësia e penisit është relative, por nëse gjatë aktit ndiheni që mund të kishte dhe më të madh, ka disa pozicione që mund të provoni për ta rritur kënaqësinë seksuale, pasi mundësojnë penetrim më të thellë.

 

1. Çdo pozicion ku gruaja mbështetet me kurriz dhe këmbët qëndrojnë në ajër, bëjnë punë për një penis të vogël. Mbështetuni me shpinë dhe vendosni këmbët mbi shpatullat e partnerit, ose thjesht kryqëzojini mbi kraharorin e tij.

2. Doggy style bën punë gjithashtu. Vajza ulet këmbadorazi, ndërsa djali penetron mbrapa. Dhe bonus, ky pozicion i jep mundësinë partnerit të luajë me klitorin tuaj ndërkohë që penetron.

3. Çdo pozicion si ky në foto, ku vendoseni përballë dhe kryqëzoheni bashkë mund të funksionojë shumë mirë. Dhe idealja është se ky pozicion ofron dhe stimulimin klitoral nga lëvizjet rrethore në bel.

4. Pozicionet ku gruaja qëndron lart janë shumë të favorshme, pasi mundësojnë penetrim të thellë. E rëndësishme është që partneri të fokusohet në akt më shumë sesa të trembet mos i del jashtë.

5. Pozicioni i guackës funksionon shumë mirë, mbi të gjitha nëse mund të bashkoni edhe më shumë këmbët në mënyrë që të ndjeni kontaktin e ngushtë të penisit me vulvën dhe klitorin.

6. Nëse keni një krevat të lartë ose komodinë ku është e sigurt bërja e seksit, provoni të uleni në cep dhe partneri t’ju penetrojë, ndërsa kryqëzoni këmbët rreth mesit të tij.