Ledri Vula është babai i vogëlushes Poem dhe partneri i blogeres Sara Hoxha. Kjo e fundit nuk i kursen postimet në rrjete sociale nga përditshmëria e saj duke na treguar rutinën e saj.
Tashmë vera po afron dhe artistët po punojnë për projektet e tyre muzikore për këtë sezon dhe një ndër ta është edhe Ledri Vula. Ditën e sotme, partnerja e tij Sara Hoxha ka postuar një foto me Ledrin e veshur me një fustan të gjatë të kuq dhe të gjithë ndjekësit po aludojnë se ndoshta Sara do të jetë pjesë e vidioklipit të këngës së re të Ledrit.
Së fundmi, Ledri organizoi një mbrëmje me miqtë dhe kolegët e tij për promovimin e albumit të ri, “ G.O.A.T ” (Më i miri i të gjitha kohërave). Në një intervistë për Top Channel, artisti ka zbuluar disa nga “sekretet” e këngëve të tij.