“S’DO QAJ PËR…”/ Ish-konkurrentja e “Për’puthen” thumbon sërish Bruonin: Kam gjetur tjetrin – AlpeGossip
“S’DO QAJ PËR…”/ Ish-konkurrentja e “Për’puthen” thumbon sërish Bruonin: Kam gjetur tjetrin

“S’DO QAJ PËR…”/ Ish-konkurrentja e “Për’puthen” thumbon sërish Bruonin: Kam gjetur tjetrin

Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Florjana Gjini, është mjaft e komentuar në mediat online. Madje tani që është ndarë nga Bruno Shemshi, me të cilin doli çift nga programi i dashurisë, është edhe më e komentuar.

Ish-konkurrentja e Për’puthen, pas ndarjes vijon me postimet thumbuese më rrjetet sociale. Së fundmi, ajo ka postuar në llogarinë e saj në TikTok një video gazmore, ku ka përdorur zërin e Big Mamës teksa thotë se nuk do të vuaj për ishin dhe se e ka gjetur tjetrin.

“Çfarë të bëj të qaj unë tani. Unë kam gjetur tjetrin do qaj për atë vjetrin,”-dëgjohet në sfond gjatë videos.

Ju kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që Ana Gjini përdor videot në TikTok për t’i përcjellë mesazhe thumbuese Bruno Shemshos. Disa ditë më parë ajo postoi një tjetër video ku duke qeshur këndonte një këngë.

“Thirri mendjes ore kokqyp”– ishte një fragment i postuar nga ish-konkurentja e Përputhen, i cili u konsiderua si “thumb” ndaj ish të dashurit të saj.

Lajmi i ndarjes u konfirmua nga vetë Bruno përmes një video-live në rrjetet sociale. Që pas deklaratës së tij, ish-çifti janë ndjekur me kuriozitet të madh nga fansat për të zbuluar më shumë rreth arsyes së ndarjes