Seks në këto pozicione për të mbetur shtatzënë? Sqarohet miti i famshëm – AlpeGossip
Seks në këto pozicione për të mbetur shtatzënë? Sqarohet miti i famshëm

Seks në këto pozicione për të mbetur shtatzënë? Sqarohet miti i famshëm

Keni kohë që doni një bebush dhe po e prisni nga qielli? Ok, ndoshta po bëni shumë seks, por gjithsesi asnjë rezultat deri tani. Gjithashtu keni provuar çdo lloj vitamine që përdoret para shtatzënisë, por ende hiç gjë. Disa të tjerë ju këshillojnë për një pozicion specifik gjatë seksit i cili do të rrisë shanset që ju të mbeteni shtatzënë.

E vërteta është se kjo nuk është vërtetuar kurrë shkencërisht dhe s’ka patur asnjë ndryshim mes pozicioneve të seksit. Ndonëse shumë aludojnë se ‘doggie style’ është perfekti kur doni të shtoni familjen për shkak se e lejon mashkullin të ejakulojë më pranë qafës së mitrës. Por as për këtë, nuk ka kurrëfarë prove.

Kështu që me pak fjalë, mund të bëni çfarëdo lloj seksi pa e vrarë shumë mendjen, sepse në fund nuk do të ndikojë në shtatzëni.

Ajo ç’ka duhet të kujtoni në lidhje me këtë, është faktori numër 1 që ndikon në fertilitet. Mosha. Ora më e mirë biologjike është ajo e të 20-ave. Sigurisht që nuk jeni të detyruar për ta bërë këtë, por për ta ditur, shanset që të mbeteni menjëherë shtatzënë rrallohen me kalimin e viteve.

Burimi: Women’s Health