SËRISH NË TELASHE? Policia zbarkon në shtëpinë e Don Xhonit, ja arsyeja (FOTO) – AlpeGossip
SËRISH NË TELASHE? Policia zbarkon në shtëpinë e Don Xhonit, ja arsyeja (FOTO)

SËRISH NË TELASHE? Policia zbarkon në shtëpinë e Don Xhonit, ja arsyeja (FOTO)

Policia e Kosovës ka kontrolluar mesantën e së enjtes shtëpinë e Don Xhonit në lagjen Drenas 3 në këtë qytet të Kosovës pasi reperi ka publikuar një foto në Instagram ku shihet duke mbajtur armë, të tipit Kallashnikov.

Sipas burimeve të “Gazetës Express”, menjëherë pas publikimit të fotos, ka shkuar policia, por që nuk ka arrestime.

Edhe pse ai u kishte treguar se fotot janë pjesë e një klipi kënge, duket që blutë nuk janë mjaftuar me kaq.

Don Xhoni akoma nuk ka dhënë një reagim në lidhje me situatën e krijuar.

Kujtojmë se reperi ka paralajmëruar prej javësh se së shpejti do të vijë me një projekt të ri muzikor, që pritet të thyejë rrjetin. Para disa ditësh ai zbuloi se kënga e re, që do të mbajë titullin “Maffia” do të publikohet në datë 8 prill.

Ditën e djeshme reperi ka përfunduar xhirimet e këngës dhe duket mjaft i kënaqur me rezultatet, aq sa ka festuar në një mënyrë shumë të pazakontë. Don Xhoni ka publikuar në Instagram një video të tij, në të cilën lajmëron se ka përfunduar xhirimet e këngës së re. Më pas me një armë në dorë ai qëllon në ajër, duke bërë realitet freestyle-n e tij ku shprehet “Veç me kallash kena gjujt”.