“SHALËT I KE MYT ME PHOTOSHOP”/ Beatrix ia mbyll gojen fanses me dy fjalë – AlpeGossip
“SHALËT I KE MYT ME PHOTOSHOP”/ Beatrix ia mbyll gojen fanses me dy fjalë

“SHALËT I KE MYT ME PHOTOSHOP”/ Beatrix ia mbyll gojen fanses me dy fjalë

Edhe pse prej gati një viti nuk ka sjellë ndonjë projekt të ri muzikor, Beatrix Ramosaj vazhdon të mbetet një nga vajzat më të komentuara të showbizit e sidomos për fotot që poston në rrjete sociale.

Së fundmi vëmendjen e kanë tërhequr dy foto ku Beatrix shfaqet duke pozuar me një palë xhinse të shkurtra që i vënë në pah këmbët. Mirëpo pikërisht për këtë pjesë këngëtaren e kanë akuzuar për fotoshop.

“Sa i paske zgjatur këmbët”, i shkruan një ndjekëse ndërsa Beatrixi ia kthen: “Mi ka fal Zoti”.

“S’ka shans, e lezetshme je por shalet i ke myt me fotoshop”, i shkruan një tjetër, por Beatrix sërish nuk ia ka kursyer përgjigjen.

“Po e marr si kompliment”, i replikoi këngëtarja.