“SHQETËSUAN FAMILJEN TIME”/ Inva Mula flet për lajmet e ndarjes nga Ethem Ramadani (FOTO) – AlpeGossip
“SHQETËSUAN FAMILJEN TIME”/ Inva Mula flet për lajmet e ndarjes nga Ethem Ramadani (FOTO)

“SHQETËSUAN FAMILJEN TIME”/ Inva Mula flet për lajmet e ndarjes nga Ethem Ramadani (FOTO)

Sopranoja e njohur shqiptare, Inva Mula dhe biznesmeni Ethem Ramadani ditët e fundit kanë qenë në qendër të vëmendjes së mediave pas lajmeve se janë ndarë. Këto lajme i ka hedhur poshtë sot vetë Inva e ftuar në emisionin “I Ftuari”, në “A2”.

Sopranoja tregoi se këto lajme kanë shqetësuar familjen e saj dhe siguroi se ajo nuk është ndarë nga Ethemi.

“Unë për këtë lajm nuk jam pyetur fare. Madje, kam qenë me pushime dhe nuk e dija fare që kjo gjë kishte ndodhur. Isha e shkëputur edhe nga telefoni, por një mikesha ime po insistonte duke më telefonuar. Ajo ma dha lajmin, por unë e anashkalova, pasi po të kërkosh në Google gjen shpesh lajme për ndarjen time. Nuk e di kush e do një gjë të tillë, por nuk ka ndodhur akoma dhe për këtë e siguroj publikun. Unë e anashkalova, por nuk e dija që ky lajm kishte marrë një bujë kaq të madhe”.

Ky lajm shqetësoi familjen time, miqtë, por unë po e zhdramatizoj. Njerëzit na kanë thënë se pse nuk reagojmë. Por si të reagosh, kur ti shikon se personazhi kryesor je ti dhe nuk i përngjan jetës tënde.

Për mua është një antireklamë për festivalin. Unë nuk do të thosha se kam armiq. Ka njerëz të papërgjegjshëm dhe njerëz me smirë, të cilët nuk duan që Inva të jetë në aktivitet artistik, të lërë pushimet, të vijë këtu, të punojë në këtë vapë të madhe, në këtë pluhur të madh, të punojë dhe të sjellë 120 artistë, të financojë, të marrë njerëz të ri.

Nuk paska interes për një gjë të tillë, por paska interes të nxirret një lajm i paqenë në një moment dhe t’i bien ndesh pikërisht aktivitetit artistik. Ky është fenomeni që mua më ka prekur, pasi lajmi ka gjithë kohës që jam ndarë dhe kush e dëshiron këtë nuk e di.

Unë kam marr në telefon kryeredaktorin e gazetës që publikoi e para lajmin dhe i kërkova të bëjnë kërkime në burimin e kësaj gënjeshtre. I kërkova dhe ta përgënjeshtrojnë”, u shpreh Inva.