SUPER PUSHIMET/ Pas Dubait ja destinacioni i radhës që zgjedh Tayna për të pushuar (VIDEO) – AlpeGossip
SUPER PUSHIMET/ Pas Dubait ja destinacioni i radhës që zgjedh Tayna për të pushuar (VIDEO)

SUPER PUSHIMET/ Pas Dubait ja destinacioni i radhës që zgjedh Tayna për të pushuar (VIDEO)

eksa të gjithë VIP-at po zgjedhin Dubain për të kaluar pushimet e tyre këto kohë, për shkak të mbylljes së rrugëve me vendet e tjera nga Covid-19, Tayna zgjodhi një tjetër destinacion.

Reperja shqiptare ka udhëtuar drejt ishujve Maldive dhe na e ka bërë zili të gjithëve me një video të publikuar në llogarinë e saj në Instagram. Ajo ka filmuar super pamjen e dhomës, ndërsa ne po presim super foto që tani e tutje.

VIDEO

Tayna i ka bërë të gjithë kuriozë, pasi nuk ka treguar kush e ka shoqëruar në këto pushime që me siguri do t’i shijojë në maksimum.

Së fundmi, reperja solli projektin e ri “WTF”, një bashkëpunim me reperen britanike Ivoriana Doll.

Por, siç duket ajo nuk ka ndër mend të ndalet pasi ka nisur punën për surprizën e radhës.

Në një postim në InstaStory së fundmi, Tayna është shfaqur në studio, duke shijuar këngën e re, për të cilat paralajmëron fansat.

“S’bon me ni ju hala, ama unë u kënaqa”, ka shkruar reperja krahas videos.

Video Player