“TË DY DUKE QARË”/ Momenti kur Mozzik dhe Loredana morën lajmin e ëmbël (VIDEO) – AlpeGossip
“TË DY DUKE QARË”/ Momenti kur Mozzik dhe Loredana morën lajmin e ëmbël (VIDEO)

“TË DY DUKE QARË”/ Momenti kur Mozzik dhe Loredana morën lajmin e ëmbël (VIDEO)

Në dhjetor të vitit që lamë pas Mozzik dhe Loredana u bënë për herë të parë prindër me ardhjen në jetë të vajzës së tyre. Hana. Që prej ditës kur lindi çifti poston vazhdimisht foto e video të vogëlushes.

Në një intervistë më të fundit për “Sevenbizz”, Mozzik dhe Loredana kanë folur për herë të parë mbi ndjesinë e të bërit prindër.

“Nuk e kam besuar derisa erdhi momenti që lëvizi pak. Aty e kuptova që kam një fëmijë në bark. Deri atëherë e kisha problem ta kuptoja se nuk më ishte rritur barku. Isha akoma e hollë”, u shpreh Loredana.

“Kanë qenë momente të papërshkrueshme. Është ndjenjë e re, ndjenjë që nuk ishte më herët dhe u shfaq tani. Kemi qarë të dy kur e mësuam”, ka treguar Mozzik.