“E KEMI TË DY ME QEJF”/ Selvija dhe Shpat Kasapi mezi po presin të bëhen me bebe. Shpati do vajzë (FOTO) – AlpeGossip
“E KEMI TË DY ME QEJF”/ Selvija dhe Shpat Kasapi mezi po presin të bëhen me bebe. Shpati do vajzë (FOTO)

“E KEMI TË DY ME QEJF”/ Selvija dhe Shpat Kasapi mezi po presin të bëhen me bebe. Shpati do vajzë (FOTO)

Shpat Kasapi dhe partnerja e tij Selvija ishin sot të ftuar në emisionin “Ftesë në 5” në Top Channel. Shpati tregoi se së shpejti do të bëjë një këngë baladë, të cilën do ia dedikojë Sekvijes.

Gjatë intervistës të dy u shprehën se po shpresojnë që të bëhen prindër.

“Po shpresojmë, e kemi të dy me qejf. Shpati do vajzat, unë çunat, nuk e di”, tha Selvia.

Marrëdhëniet me vjehrrën e thanë që të dy se e kanë të mirë, ndërsa Selvia tregoi se ka momente kur zgjohet në mëngjes dhe kërkon nënën e Shpatit.

“Për mua është fjalë e rëndë ta quaj vjehrrë mamin e Shpatit. Jam rritur në një familje shumë të qetë dhe e kisha shumë merak nëse më bie një prind i burrit që përzihet, por mami i Shpatit është e qetë, e mençur dhe e them me gjithë zemër që sa zgjohem, çohem e them “Mami, a je zgju?” E ka djalë Shpatin, por më ka treguar pikat e dobëta që unë të mos gaboj”, tha Selvia.